Ringritja e PD-e vështirë pa njohur shkakun e krizës

Dorëheqja e Lulzim Bashës, kryetarit të PD-së ofron mundësi për bashkimin e kësaj partie. Po a mjafton dorëheqja e tij për t’i dhënë fund përꞔarjes dhe ringritur PD përmes bashkimit të dy grupimeve rivale?

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, partisë më të madhe në opozitë në Shqipëri, ofron mundësi për bashkimin e kësaj partie, e cila gjendet prej gjysëm viti në krizë dhe është përꞔarë keqazi në dy grupe kundërshtare. Vetë Basha e motivoi dorëheqjen si një akt, ”për ringjalljen dhe unitetin e demokratëve”.

Shkaku u krizës: Berisha i përjashtuar si „non grata”.

Kriza në PD u shfaq shtatorin e kaluar kur Basha, tre muaj pas rizgjedhjes së tij kryetar, përjashtoi liderin historik të PD, Berisha nga grupi parlamentar i demokratëve për shkak të shpalljes së tij “persona non grata” nga qeveria amerikane “për vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në Shqipëri.”

Basha, nga i preferuari i Berishës, „biri i tij politik” u shndërrua brenda natës në rivalin, që duhej hequr, “si i marrë peng nga kryeministri Rama”. PD u nda në dy grupime kundërshtare, me një antagonizëm që sa erdhi dhe u thellua. Zgjedhjet e parakohshme, të pjesëshme lokale në fillim të këtij muaji, më 6 mars treguan se grupimi i Berishës kishte më shumë mbështetje në bazën e demokratëve, sesa PD-ja zyrtare e Bashës, e cila nuk fitoi asnjë bashki. Humbja solli atë që nuk sollën 7 muaj fushatë intensive e grupimit të Berishës: dorëheqjen e Bashës, të cilin grupimi i kryesuar nga Berisha e kishte shkarkuar që në dhjetorin e kaluar në Kuvendin Kombëtar.

Po a mjafton dorëheqja e Bashës që PD të bashkohet? Aleksandër Çipa, analist i pavarur në Tiranë, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë e konsideron të pamjaftueshme.

“Dorëheqja e Bashës zhvlerëson një hatu të mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha që njihet si „Grupi Rithemelues i PD. Por kjo dorëheqje nuk mjafton për zgjidhje të krizës së PD-së, për sa kohë pala e ish-liderit historik të PD, Berisha, qëllimisht nuk njeh/anashkalon zanafillën, shkakun e krizës që është përjashtimi nga Basha i ish-kryeministrit Berisha, nga grupi parlamentar i demokratëve si „non grata,” thekson për DW, Aleksandër Çipa.

Të mundshëm dy skenarë

Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-ministër në qeverinë e PD-së thotë për DW se zhvillimet e pritshme në PD mund të kenë dy skenarë.

„Skenari optimal është një bashkim i PD, bazuar në vendimet e marra në Kuvendin e Dhjetorit, por duke marrë parasysh kërkesat e arsyeshme të grupimit të mbështetësve të deritanishëm të Bashës. Skenari negativ është që drejtuesit e lënë nga Basha të frenojnë bashkimin duke paraqitur kushte të pamundura, joparimore, të mbajnë vulën dhe logon e PD dhe të caktojnë kandidatë në zgjedhjet lokale 2023 për të përçarë votën e opozitës” thotë për DW, Genc Pollo.

Vendimet e Kuvendit të Dhjetorit të “Grupimit të Rithemelimit” shkarkuan Bashën dhe lidershipin e PD, që tani po negocion për bashkim dhe nuk njohin si zanafillë të krizës përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD ,si „non grata. Vetë ish kryeministri Berisha ka pohuar që synon rikthimin tij në krye të PD.

Çfarë lidershipi i lypset PD?

Ringritja e PD nis nga bashkimi i dy grupimeve dhe vijon me lidershipin e saj të ri që pritet të zgjidhet në maj. “PD e tentoi rinovimin në udhëheqje në vitin 2013 me zgjedhjen e Bashës kryetar. Rezultati është ky që kemi parë. Në këtë fazë PD nuk është në qejf për eksperimente. Anëtarët e saj do të vendosin me votën e tyre. Gjithsesi këshillat në këtë drejtim janë të mirëpritura sidomos kur vijnë nga votues e dashamirës të PD. Demokracia shqiptare ka nevojë urgjente për një opozitë efektivee cila luan plotësisht rolin e kontrollit dhe balancës ndaj pushtetit qeveritar. Pa aksionin e ish-kryeministrit Berisha nga vjeshta e shkuar, do të ishim me opozitën më moçalore të këtyre tri dekadave,” – thotë Genc Pollo.

Baltosje e ndërsjelltë, mosveprim i drejtësisë

Situata rëndohet kur kihet parasysh që pas shpalles “persona non grata” të ish-kryeministri Berisha, SHBA deklaruan që nuk do të bashkëpunojnë me PD e Shqipërisë nëse ajo do të drejtohet nga Berisha.

Në gjashtë muajt e përꞔarjes së PD-së të dyja grupimet kundërshtare baltosën me akuza të rënda për korrupsion njëri-tjetrin. “Baltosja është aspekti më i pakëndshëm i gjashtë muajve të fundit. Në tërësi fajësimet ishin të përgjithshme, pa prova e pa substance” thotë Genc Pollo.

Deri tani drejtësia e re dhe Struktura e Posaꞔme kundër korrupsionit (SPAK) nuk kanë publikuar ndonjë rezultat nga ndonjë hetim potencial për këto akuza.

“Korrupsioni prej shumë vitesh në Shqipëri është një histori e mbetur pa hetim dhe ndëshkim ligjor. Rastet homologe me Kroacinë, Rumaninë dhe rishtazi me Bullgarinë janë mjaftueshmërisht model për ndjekje nga drejtësia shqiptare, por fatkeqësisht kjo ende nuk ka mbërritur tek ne. Dhe jo për faj të të tjerëve, por për arsye të përgjegjësisë së pandjerë shqiptare. Drejtësia në Shqipëri, edhe pse ka një status tjetër ligjor qysh prej 2016, nuk ka fituar dot kurajon ligjore dhe guximin për të vetëvepruar, kryesisht ndaj qeverisjes së politikanëve që gjenerojnë abuzivisht me tranzicioin “ala shqiptar” thotë Aleksandër Çipa./dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close