37 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

“Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 37 raste të reja të infektuara me këtë virus. Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.572”, kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.247 doza të vaksinës. Deri më sot 820.011 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.780 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 1.325 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.572. Në total numri i rasteve aktive është 659” thuhet në njoftim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close