Konjufca: Dëshmorët garantojnë themelet e forta të shtetit tonë

Për të nderuar sakrificën për liri të anëtarëve të familjes Rama nga fshati Shkabaj i Obiliqit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule para lapidarit të të rënëve të kësaj familjeje.

Kryetari Konjufca para të pranishmëve tha se dëshmorët dhe të gjithë ata të cilët kontribuuan për liri garantojnë themelet e forta të shtetit tonë.

Ai tha se rënia e familjes Rama, këtu e 23 vjet më parë, është vazhdimësi e sakrificës së familjes Jashari.

“Jemi mbledhur ta kujtojmë rënien e lavdishme të familjes Rama. Kjo sakrificë është ma e larta për atdhe, që njeriu mund ta mendojë. Burra e gra kanë luftuar për lirinë e fëmijëve tanë dhe të brezave të ardhshëm. Shembulli i familjes Rama na dëshmon se kurdo që atdheu është në rrezik nuk kursehet asgjë, e madje as vetë jeta”, theksoi kryetari Konjufca.

Në këtë aktivitet përkujtimor ishin të pranishëm edhe deputetë të Kuvendit, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, familjarë e bashkëluftëtarë të të rënëve, si dhe qytetarë të tjerë.

Më 27 mars të vitit 1999 forcat pushtuese serbe vranë 10 anëtarë të familjes Rama nga fshati Shkabaj i Obiliqit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close