SBASHK-u paralajmëron grevë nëse ….

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar grevë në tërë sistemin arsimor pas datës 2 prill nëse deri në fund të muajit mars nuk do të jetë gati Ligji për Paga.  Drejtues të  SBASHK-ut kanë bërë të ditur për Radio Kosovën se deri më tani nuk ka gatishmëri nga ana e qeverisë për të diskutuar në lidhje me kërkesat e tyre. E, njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë se sindikata duhet t’i shterojë të gjitha mundësitë në mënyrë që të evitohet greva.

Pas një kohë të gjatë dhe kërkesave të shumta nga sindikatat, qeveria ende nuk e ka bërë publik versionin final të Ligjit për Paga. Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se pas kongresit të Sindikatës se Arsimit, i cili pritet të mbahet me 2 prill, i tërë sistemi arsimor rrezikohet të shkojë në grevë. E kjo situatë mund të vijë si pasojë e mos gatishmërisë se qeverisë për zgjidhjen e kërkesave të sindikatës dhe mos publikimin e versionit final për Ligjin e Pagave, tha Jasharaj.

“ Heshtja e qeverisë dhe mosgatishmëria që të takohet  për të biseduar shtruar me BSHAK-un dhe sindikatat pas 2 prillit, sistemi arsimor pritet të marrë veprime sindikale. Nuk përjashtohet mundësia për grevë të përgjithshme e cila do ta paralizojë tërë sistemin arsimor”, tha Jasharaj.

Po ashtu, Jasharaj tha se pas vonesave të shumta që janë duke ndodhur në Ligjin e Pagave dhe rritjes se çmimeve, sindikata ka kërkuar nga qeveria që të ndahen nga 100 euro për punëtorët arsimorë deri në zbatimin e ligjit, por as kjo nuk ka ndodhur.

“Ne, duke e parë se mund të ketë vonesa në projektligjin e pagave kemi bërë një kërkesë zyrtare që qeveria të ndihmojë me nga 100 euro shtesë punëtorët e sistemit arsimor. Por as kjo nuk ndodhur”, shtoi Jasharaj.

E, njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë se sindikata e Arsimit nuk duhet ta shohë si opsion grevën pa i shterur të gjitha mjetet e tjera sindikale. Rinor Qehaja, nga instituti “Edguard”, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se  nxënësit kanë humbur shumë në procesin e mësimnxënies dhe çdo humbje tjetër do t’i dëmtojë ata edhe më shumë.

“Shpresoj shumë që SBASHK t’i shtjerë mjetet e tjera sindikale dhe asnjëherë të mos konsiderojë grevën në mësimdhënie si opsion, nxënësit tashmë kanë humbur shumë në proces të mësimnxënies dhe çdo humbje tjetër do të ishte e padrejtë dhe e pa tolerueshme”, tha Qehaja.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës  në vend kanë kërkuar  nga Qeveria që të jenë pjesë e hartimit të Ligjit për Paga dhe miratimin sa me të shpejtë të tij.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close