Haradinaj (AAK) në RTK: Kurti ka shumë çështje më të rëndësishme se veteranët
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin RTK Prime ka thënë se nuk është koha që kryeministri i vendit, Albin Kurti të merret me veteranët e luftës.
Haradinaj thotë se sot do duhej të flitej për rritje të pensioneve për kategoritë e luftës e jo të kthehen debate që tashmë janë të mbyllura.
“Në vend të kësaj, Kurti është kthyer në një debat ofendues. Pse duhet të diskutojmë edhe njëherë? Kurti e gjeti tash që të hapë një debat, për të cilin janë shpallë të pafajshëm ata që ishin të akuzuar”, tha Haradinaj.
“Është fyese kjo çfarë po synon Kurtin me çështjen e luftërave të lirisë. Nuk është koha që tash Kurti të merret me çështjen e veteranëve”, tha ai.
Sipas tij, ajo se çfarë po ndodhë aktualisht në vend, është ngecja e dialogut dhe kryeministri po tregohet shumë fleksibil ndaj shteteve të QUINT-it.
Ish-kryeministri i Kosovës, po ashtu ka diskutuar edhe për disa tema tjera si pjesë e opozitës.
Ndër temat që po diskutohen në emision është edhe puna e refuzimit të gazit amerikan.
Sipas tij, refuzimi i këtij projekti ka pozicionuar Kosovën keq ndaj politikave amerikane dhe të aleatëve.
Comments are closed.