Kosova luan sot kundër Zvicrës
Kosova luan sot kundër Zvicrës, në stadiumin “Letzigrund Stadion” në Cyrih.
Pas fitores me rezultat 5-0 ndaj Burkina Fasos, Kosova do të ballafaqohet në një tjetër miqësore ndaj Zvicrës.
Trajneri i Kosovës, Alain Giresse e ka vlerësuar Zvicrën si njërën nga pesë kombëtaret më të mira evropiane, por ka thënë se i ka marrë të gjitha masat me ekipin që t’i bëjë ballë kundërshtarit të sotëm.
Ndeshja Zvicër-Kosovë nis në orën 18:00 dhe transmetohet live në RTK.
Comments are closed.