Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës ulet në 237 lekë/litër

ATSH/ Bordi i Transparencës i mbledhur sot vendosi uljen e çmimit të naftës në pikat e tregtimit me pakicë nga 245 lekë për litër që ishte, në 237 lekë për litër.

Sipas vendimit të bordit, çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 225 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 199 lekë/litër për periudhën 29 mars- 31 mars 2022.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 29 mars – 31 mars 2022, të jetë 237 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 29 mars – 31 mars 2022, të jetë 211 lekë/litër.

Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, për periudhën 29 mars – 31 mars 2022, të jetë 116 lekë/litër dhe me shumicë 104 lekë/litër.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet duke nisur nga sot, ndërkohë që mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e enjte, datë 31.03.2022. Kjo me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

“Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim”, informoi Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close