Portugalia dhe Polonia vazhdojnë drejt Botërorit “Katar 2022”

Soccer Football – World Cup – UEFA Qualifiers – Path B Playoff Final – Poland v Sweden – Silesian Stadium, Chorzow, Poland – March 29, 2022 Poland’s Robert Lewandowski celebrates scoring their first goal REUTERS/Kacper Pempel

Kanë përfunduar dy ndeshjet kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku kemi mësuar edhe dy kombëtare të tjera që kanë siguruar biletat.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Kombëtarja e Polonisë e ka eliminuar Suedinë, duke e mposhtur si vendase me rezultat solid 2:0. Golat te polakët i shënuan ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski (minuta e 49’), dhe mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski (minuta e 73’). Ndërkaq, krahas këtij takimi u zhvillua edhe përballja tejet interesante mes Kombëtares së Portugalisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, në të cilën vendasit shuan ëndrrat e Enis Bardhit, Arijan Ademit, Ezgjan Alioskit dhe Visar Musliut për “Botëror”. Portugalia ka shënuar fitore solide me rezultat 2:0 kundër Maqedonisë së Veriut, kështu duke siguruar biletën e radhës drejt Katarit. Heroi i vendasve ishte mesfushori i Manchester United Bruno Fernandes, i cili shënoi dy gola në ndeshjen e sotme, fillimisht në minutën e 32’ për 1:0 dhe më pas në minutën e 65’ për rezultatin final 2:0.

Rezultatet e dy ndeshjeve të sotme për kualifikueset drejt Botërorit “Katar 2022” i gjeni më poshtë.

Polonia 2:0 Suedia

Portugalia 2:0 Maqedonia e Veriut

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close