Qeveritë perëndimore bëjnë thirrje për armëpushim dhe diplomaci në Ukrainë

ATSH-DPA/- Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë kanë premtuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën ndërsa kanë dënuar ashpër luftën e Rusisë ndaj fqinjit të saj.

“Ata i kërkuan edhe një herë presidentit rus Vladimir Putin që të pranonte një armëpushim, të ndalonte të gjitha armiqësitë, të tërhiqte ushtarët rusë nga Ukraina dhe të lejonte një zgjidhje diplomatike të krizës”, tha zëdhënësi i kancelarit gjerman Olaf Scholz, Steffen Hebestreit.

Udhëheqësit gjithashtu i bënë thirrje Putinit të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare në Ukrainë dhe krijimin e korridoreve efektive humanitare të arratisjes, veçanërisht në Mariupol, i cili ka qenë i rrethuar prej javësh.

Ata ranë dakord gjithashtu për të vazhduar zbatimin e sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close