​Kosova e Shqipëria bashkëpunojnë për ngritjen e cilësisë në arsim të lartë

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) në Shqipëri, kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë.

Drejtori i AKA-së, Naim Gashi, ka thënë se marrëveshja do të kontribuojë në avancimin e studimeve akademike në të dyja vendet dhe përmirësimin e cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë.

“Memorandumi ka për qëllim nxitjen për zbatimin e standardeve dhe procedurave evropiane (ESG) në sistemet e arsimit të lartë dhe bashkëpunim në plotësimin e kritereve dhe rekomandimeve të Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR)”, tha Gashi.

Drejtoresha e ASCAL-it, Xhiliola Bixheku ka thënë se ky bashkëpunim do të jetë i frytshëm për të dyja palët për ruajtjen e standardeve cilësore të arsimit të lartë dhe programeve mësimore.

“Në këtë kuadër, qëndrojnë edhe fokusi dhe përpjekjet tona të pandërprera për të vendosur në sistemin e arsimit tonë të lartë standarde dhe procedura evropiane. Për ASCAL është një detyrim ligjor dhe një sfidë pjesëmarrja në ENQA, për të cilën mendojmë se do të kemi edhe ndihmën e pakursyer të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA)”, ka thënë Bixheku.

Në memorandumin e nënshkruar sot thuhet se “AKA dhe ASCAL angazhohen që të bashkëpunojnë në shkëmbimin e përvojave të mira ndërmjet dy shteteve në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë; shkëmbimin e informacionit rreth cilësisë, rezultateve dhe akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe programet që ato ofrojnë; nxitjen e shkëmbimeve të personelit akademik dhe studentëve që angazhohen në proceset e akreditimit në të dy shtetet (si anëtarë të grupit të vlerësimit të jashtëm); aplikimin e përbashkët në projekte rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë; Shkëmbimin e njohurive rreth rregulloreve, udhëzimeve, manualeve apo çdo akti tjetër ligjor që rregullon fushën e sigurimit cilësisë në arsimin e lartë; shkëmbimin e stafit për shkëmbimin e eksperiencave midis tyre”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close