Michael Roth: BE të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

ATSH/ Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ishte mesazhi i qartë i ish-ministrit gjerman për Evropën, Michael Roth pas një takimi të zhvilluar me të dërguarin special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Roth insistoi se Ballkani Perëndimor i takon BE-së, duke kërkuar gjithashtu nga Brukseli hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor na takojnë dhe meritojnë më shumë se vetëm fjalë. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet, duke nisur nga bisedimet për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e liberalizimin e vizave për Kosovën. Demokracia dhe rendi e ligji janë të rëndësishme”, ka shkruar Roth në Twitter.

Me qëndrimin e tij, u pajtua dhe Lajçak i cili e rishpërndau postimin duke shkruar “nuk mund të pajtohesha më shumë me vlerësimin tuaj”! Michael Roth kishte shërbyer në postin e ministrit shtetëror për Europën në periudhën 2014-2021, në kohën kur kancelare e Gjermanisë ishte Angela Merkel. Roth është shfaqur si mbështetës i madh i shqiptarëve dhe i rrugëtimit të rajonit drejt BE-së”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close