Rritet sërish çmimi i naftës, autoritetet inspektime në terren

ATSH/ Pas një ulje para pak ditësh, sërish është rritur çmimi i naftës.

Prej 1.59 centë për një litër, çmimi i naftës është rritur në 1.69 centë për litër.

Pas rritjes ekstreme të çmimeve të karburanteve, Qeveria pati marrë vendim që t’i subvencionojë çmimet e naftës për bujqit deri 5 milionë euro pse 0.36 centë për litër.

Ditë më parë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani tha për KosovaPress se nuk do të ketë stabilitet të çmimeve në tregun e karburanteve në Kosovë derisa të përfundojë lufta në Ukrainë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka reaguar pas raportimeve se është rritur përsëri çmimi i naftës, duke thënë se kjo lë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit, ndërsa autoritetet po inspektojnë në terren situatën.

”Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarjeje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren”, thuhet në njoftim.

Ministria e Industrisë inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close