Vizita e ministres Haxhiu në Hagë

Në emisionin “RTK Prime” , ku mysafir janë të ftuar Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimeve dhe Aida Derguti, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, trajtohet vizita e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe të delegacionit nga Komisioni për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës në GjS, në Hagë, për të takuar krerët e UÇK-së.

Bekim Çollaku, ish ministër i Integrimeve dhe ish-Këshilltar i presidentit Thaçi, lidhur me vizitën e ministres Haxhiu, deklaroi se më me rëndësi është qëllimi i vizitës dhe çfarë do të dalë nga kjo vizitë.

Ndërsa Aida Derguti, ish ushtare e UÇK-së dhe ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, deklaroi, mes tjerash, se ministrja Haxhiu akuzën drejtuar ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të duhej bazuar në fakte, sepse fjalët e tilla, sipas saj, do të duhej të sqaronte para opinioinit publik, sepse ai ishte person publik.
“Mendoj se ministrja Haxhiu do të duhej ta sqaronte para opinionit publik se mbi çfarë baze ka akuzuar ish-kryetarin e Kuvendit si “kriminel”. Nëse ajo ka qenë për qëllim votash, atëherë kjo është konflikt interesi”, theksoi ajo.
Tutje, ajo përmendi edhe ministrin Liburn Aliun, i cili pati akuzuar ish-presidentin Thaçi,për vrasjen e B. Hallaqit.
“Kryeministri i Kosovës do të duhej të na shpjegonte nëse ka pjesëtarë të qeverisë si dëshmitar në Gj.S. të Hagës”, shtoi Aida Derguti për RTK Prime.

Më tej ajo shtoi se votimi i Gj.S. është heqje dorë nga një pjesë e sovranitetit, sepse, sipas saj, është hequr dorë nga çfarëdo ndërhyrje në raport me GjS.

Ndërkaq përmes skype, avokati Tomë Gashi, theksoi se efekti i vizitës së  ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Hagë nuk dihet derisa ajo të kthehet dhe të deklarojë vetë.
Më tej, avoktai Gashi shtoi se vazhdimi i paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së është shokuese, kur dihet se kryetarja e kësaj gjykate pati deklaruar se mbajtja e të dyshuarve në paraburgim nuk mund të jetë më shumë se një vit, ndërsa tani po shihet se sa po mbahen padrejtësishtë ish krerët e UÇK-së.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close