Prishtina me numrin më të lartë të raste aktive me COVID-19

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) numrin më i lartë i raste aktive është në Komunën e Prishtinë, ku aktualisht janë 168 raste aktive me koronavirus, e pasuar nga Prizreni me 52, Ferizaj me 49, Gjilani me 44 dhe komuna të tjera me dhjetëra raste.

Në raportin e fundit IKShPK njoftoi se asnjë qytetarë nuk ka ndërruar jetë si shkak i infektimit me këtë virus, por që 30 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

E në Kosovë po vazhdon ende vaksinimi antiCOVID-19. Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë 1.821.818 doza të vaksinës, kurse 820.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Po ashtu qytetarët vazhdojnë të marrin edhe dozën e tretë antiCOVID-19 e ku deri tani janë 99 mijë e 961 qytetarë që morën edhe dozën e tretë antiCOVID-19.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close