Në trenin e shpresës nga Odesa në Lviv

UKRAINE. Lviv. 27 February 2022. Hundreds of people trying to escape Russia’s invasion wait for a train to Poland at the central train station in Lviv.

ATSH-ANSA/ – Gjeografia e personave të zhvendosur në Ukrainë ka ndryshuar pak ditë më parë. Flukset janë pakësuar, një pjesë e madhe e atyre që u detyruan të iknin nga sytë këmbët, fatmirësisht dhe pavarësisht mijëra aventurave, tashmë kanë ikur.

Por, eksodi i madh nuk ka mbaruar, ai ka ndryshuar vetëm formë dhe ”ushqehet” me ata që në mënyrë të pavarur, pas 35 ditësh konflikt, kanë vendosur të thonë ”mjaft!”.

Për shembull, pasagjerët në trenin me numrin 036 që të çon nga Odesa në Lviv dhe prej andej në qytetin polak të Przemyslit.

Familjet mbërritën në Odesë nga lindja, që është në flakë, dhe të gatshme për të udhëtuar 15 orët e fundit që i ndajnë nga shpëtimi.

Jo të gjithë refugjatët në një luftë janë të njëjtë.

Ka nga ata që nuk kanë më as shtëpi, as katandi. Ndërkohë, atyre që nuk u mundësohen korridore humanitare ad hoc, ndoshta, nuk do të shpëtojnë kurrë.

Dhe ka nga ata që kanë pasur më shumë fat dhe kanë vendosur të ndërmarrin udhëtimin e gjatë të pavarur nga qytetet e bombarduara nga rusët, por pa u shkatërruar.

Shumë prej tyre mbërrijnë nga Mykolaiv Oblasti me trenin që lidh Odesën me Lvivin duke kaluar nëpër pyje të zhveshur dhe të shpërndarë në kampe ushtarake. Është fronti jugor, ku raketat, pavarësisht negociatave turke, vazhdojnë të fërshëllejnë.

Nëpër kabinat e trenit fjalët përhapen shpejt. “Si po shkon atje?” “A jeni mirë?” “Po vijmë!”.

Ka nga ata që do të ndalen në Lviv dhe nga ata që do të hyjnë në BE për të qëndruar kushedi sa kohë. Tri gra janë nisur drejt Pragës, ku më e vogla prej tyre jeton dhe punon prej vitesh. Ajo vendosi të kthehej në Mykolaiv për të marrë nënën dhe gjyshen e saj.

“Do të kthehem së shpejti, në Ukrainën time. Është më e bukur se Republika Çeke apo jo?” bën shaka Svitlana.

Dhe pastaj, në agim, kur lejohet edhe një herë të ngrihen perdet e vagonëve, shikon nga dritarja për një kohë të gjatë. Dhe qan.

Ajo nuk është e vetmja që e bën këtë, në trenin numër 036.

”Nuk e dimë se kur mbaron lufta, nuk mundëm të rrinim akoma atje”, thotë një vajzë, e cila me motrën e saj vendosën të ndalen të paktën për pak në Lviv.

“50 000 të zhvendosur do të jetojnë në qytet për disa vjet. Duhen fonde për të ndërtuar shtëpi të reja”, paralajmëron kryebashkiaku Andriy Sadovyi.

Deri vonë, nuk kishte njeri në trenat që shkonin për në Ukrainë.

Por, ky nuk është më rasti. Disa kanë filluar të kthehen. Duke kryqëzuar gishtat dhe duke parë lajmet më të fundit nga Stambolli. Dhe ndoshta duke u ndalur në Lviv, kryeqytetin e perëndimit të vendit, i cili mbetet qyteti më i sigurt.

Qendra historike, një vend i trashëgimisë së UNESCO-s, është rikthyer në jetë me shpejtësi të plotë. Baret, pavarësisht ngricave dhe shiut, kanë vendosur tavolinat jashtë. Në sheshin e tregut dhe në rrugët ngjitur muzikantët e rrugës janë kthyer. Sirenat ende bien, por ato trembin më pak.

Lvivi mbetet i mbikëqyrur nga ushtria, ndërkohë që është një udhëkryq gazetarësh, fotoreporterësh, diplomatësh dhe luftëtarësh të huaj.

”Qindra prej nesh erdhëm nga Republika Çeke, shumica pa përvojë, të gjithë vullnetarë”, thotë Prometeo, pseudonimi i zgjedhur nga një i ri që është pjesë e grupit ”Kush nëse jo ne”.

Çekët janë këtu për të bërë atë që, sipas tyre, NATO nuk po e bën.

Nuk kanë frikë nga vdekja këta?

“Po, kemi, por ndoshta ka më shumë kuptim sesa të vdesësh nga pleqëria duke ngrënë hamburger”, është vizioni shumë personal i Prometeut për luftën në Ukrainë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close