Materniteti i ri i Kukësit hap dyert së shpejti

ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha sot se materniteti i ri i Kukësit pritet të hapë dyert së shpejti.

Manastriliu ndau sot pamje nga materniteti i ri i Kukësit, ndërsa theksoi se do të vijojnë investimet në maternitet nga veriu në jug.

Materniteti i ri i në Spitalin Rajonal të Kukësit do të pajiset me të gjitha paisjet e reja për repartin e obsetrikës dhe gjinekologjisë, duke filluar që nga paisjet për sallat e reja të operacionit, bllokut të lindjeve etj. Me ndërtimin e Maternitetit të ri në Spitalin Rajonal Kukës nënat dhe fëmijët do të marrin shërbim me standartet më të larta.

“Edhe një tjetër investim për shëndetin e nënës dhe fëmijës është drejt përfundimit. Materniteti i Kukësit pritet të hapë dyert së shpejti. Vijojmë pa u ndalur me investimet në maternitetet tona nga veriu në jug, për të garantuar standardin më të mirë të shërbimit për nënat dhe fëmijët, afër vendbanimit”, tha Manastirliu.

Ndërkohë që po vijon puna pa u ndalur për rijetësimin e materniteteve në të gjithë vendin, pas Maternitetit të ri të Korcës, Sarandës, Lezhës dhe Beratit së fundmi, po vijon puna në për rikonstruksionin dhe ndërtimin në dy maternitetet e Tiranës ‘Mbretëresha Geralnidë’ dhe maternitetin ‘Koço Gliozheni’.

Siç edhe e konsideron ministrja Manastirliu, janë investime nga Veriu në Jug për të garantuar standardin më të mirë të shërbimit për nënat dhe fëmijët, afër vendbanimit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close