Kryeministri Rama: Tuneli i Llogorasë, deri tani janë hapur mbi 1200 metra
ATSH/ Në kantierin e tunelit të Llogorasë vijon puna me ritme të larta për ndërtimin e tij, ku deri tani janë hapur mbi 1200 metra.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga puna që po bëhet për ndërtimin e këtij tuneli.
“Mirëmëngjes dhe me Tunelin e Llogorasë, ku janë hapur mbi 1200 metra me një ritëm shumë të lartë, falë edhe një formacioni gjeologjik deri këtu tejet të favorshëm për ecurinë e punës, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Tuneli i Llogorasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bëjë që kjo rrugë të përshkohet për 7-10 minuta.
Comments are closed.