Kosova dhe Izraeli do të krijojnë grup parlamentar të miqësisë

E ngarkuara me punë në ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri, ka pritur në ambasadë deputetin izraelit, Zvi Hauser.

Ajo tha se kanë rënë dakord që të thellohet partneriteti mes dy shteteve që së fundi vendosen marrëdhëniet diplomatike si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit.

Demiri njoftoi përmes një postimi në Facebook se mes Kosovës dhe Izraelit do të krijohet edhe një grup parlamentar i miqësisë.

“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem, kisha nderin të prisja anëtarin e Knesset, Zvi Hauser. Ne kishim një bisedë të ngrohtë miqësie dhe u pajtuam që të thellojmë partneritetin mes Kosovës dhe Izraelit, përfshirë edhe një grup parlamentar kosovar-izraelit”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close