Policia jep detaje për aksidentin në Malishevë ku vdiqën dy shoferë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit me fatalitet në Drenoc të Malishevës, ku vdiqën dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident.

Sipas raportit 24 orësh, deri te aksidenti ka ardhur kur njëra nga veturat e involvuara, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së kushteve të rrugës, kishte dalë në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe ishte ndeshur me veturën e cila ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt.

Me vendim të prokurorit, trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Fsh. Drenoc, Malishevë , 31.03.2022-11:20 Dy vetura me targa vendore me drejtues dy meshkuj kosovarë, janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Deri te aksidenti kishte ardhur kur njëra nga veturat e involvuara, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, kishte dal në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe ishte ndeshur me veturën e cila ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt. Si pasoj e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e policisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close