Ministrja Haxhiu e Trendafilova diskutojnë për punën e Gjykatës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar sot me kryetaren e Dhomave të Specializuaranë Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua lidhur me punën e Gjykatës, rregullat e aplikueshme,transparencën, ndihmën juridike falas si dhe çështje të tjera me rëndësi që përfshihen në mandatin e Dhomave të Specializuara, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Kjo është dita e tretë e vizitës zyrtare të ministres Haxhiu në Hagë, ndërsa më parë ka takuar një pjesë të ish-krerëve të UÇK-së.

Haxhiu ka takuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shala.

Takimin me ministren Haxhiu e kanë refuzuar ish-presidenti Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close