Ambasadorja Kim: SHBA krenare që është aleate me Shqipërinë

ATSH/ Në 13-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim thekson se SHBA-ja është krenare që është aleate me Shqipërinë.

Kim shprehet se që nga dita e anëtarësimit, forcat amerikane dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot bashkë në Afganistan, Irak, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe kudo tjetër.

“Më 1 prill 2009 Shqipëria u bë zyrtarisht anëtare e NATO-s. Që nga ajo kohë, forcat amerikane dhe shqiptare kanë derdhur gjak, djersë & lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnjë & Hercegovinë, Kosovë dhe vende të tjera. Roli dhe vlera e Shqipërisë si aleate në NATO janë gjithnjë e më të qëndrueshme”, deklaron Kim.

Vitin e kaluar, vijon ambasadorja, Shqipëria mikpriti stërvitjen më të madhe ushtarake të drejtuar nga SHBA në Ballkanin Perëndimor.

Diplomatja amerikane sjell në kujtesë se këtë vit, NATO nisi të përmirësojë bazën ajrore në Kuçovë drejt një hapësire të NATO-s.

“Së shpejti, ekspertë amerikanë do të nisin një program të ri për të siguruar që Shqipëria përmbush objektivat e aftësisë së NATO-s. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë”, përfundon reagimin e saj ambasadorja Kim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close