Fillon Kongresi i 8-të i SBAShK-ut, s’përjashtohet vendimi për grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është duke mbajtur kongresin e 8-të, ku pritet të zgjidhen organet e reja drejtuese si dhe të merret vendim për veprimet sindikale të paralajmëruara.

(E plotësuar) Në kongres, përveç delegatëve nga Kosova, pjesëmarrës në pjesën solemne janë edhe mysafirë nga sindikatat e Ballkanit e Evropës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në fjalën hapëse fillimisht nderoi të gjithë profesorët që kanë vdekur nga COVID-19

Ai shtoi se fitorja më e madhe gjatë kësaj udhëheqjeje të SBASHK-ut ishte miratimi i ligjit të viteve ’90-ta për t’i shpërblyer gjithë kolegët qe kanë bërë sakrifica në një periudhë të vështirë për vendin.

Ai ftoi qeverinë për reflektim në mënyrë që të plotësohen edhe kërkesat e tjera që kanë të bëjnë me pagën.

“Uroj që edhe ne edhe MASHTI dhe qeveria e re të reflektoje në mënyrë që të mos shkojmë në veprime që nuk i duam, as ne, as populli i Kosovës”, tha ai.

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, foli për rolin e mësuesit, ndërsa tha qe janë duke u marrë për të gjitha padrejtësitë që u janë bërë atyre.

Ajo shtoi se këtë vit ka 40.000 nxënës më pak por askush prej mësuesve nuk e ka humbur punën.

“Vetëm ketë vit kemi rreth 40.000 nxënës më pak se vitin e kaluar mirëpo ne jemi kujdesur që asnjeri nga mësimdhënësit tanë te mos mbetet pa pune… Shumë shpejtë do fillojnë punën 100 asistentë me fëmijët me nevoja te veçanta… Ministria e Arsimit ka ndarë grandin prej 1.7milionë euro per mësimdhënësit me probleme shëndetësore”, tha ajo.

Kongresi do të vazhdojë punimet gjatë tërë ditës ndërsa në orët e pasdites do të bëhen të ditura emrat e kryesisë së re, kryetarit dhe organeve të tjera, ndërsa pritet të bëhet e ditur për veprimet që mund të ndërmarrë kjo Sindikatë në rast se nuk rriten pagat për mësimdhënësit.

Fillon Kongresi i 8-të i SBAShK-ut, s’përjashtohet vendimi për grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka filluar Kongresin e 8-të, ku priten të zgjidhen struktura të larta të kësaj sindikate

Në këtë Kongres, delegatët do ta vlerësojnë situatën aktuale në arsim dhe do të marrin vendim përfundimtar për angazhimet e radhës, për protestë, por edhe për veprime tjera sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme.

E ftuar në këtë Kongres është edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) Arbërie Nagavci.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close