Carla del Ponte:Gjykata Ndërkombëtare të lëshojë urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin
Ish-prokurorja e Hagës për krimet e luftës, Carla del Ponte, i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale të lëshojë një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin, raporton AFP.
Del Ponte, e cila gjithashtu shërbeu për vite në komisionin e OKB-së që hetonte abuzimet ligjore në luftën siriane, theksoi se lëshimi i një urdhër arresti do të sinjalizonte se “puna hetimore është kryer”, raporton “Guardian”.
- Është instrumenti i vetëm që ekziston që mundëson arrestimin e autorit të krimit të luftës dhe sjelljen në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve – tha ajo për gazetën e lartpërmendur.
Del Ponte pranoi se urdhri i arrestit nuk do të thotë domosdoshmërisht se Putini do të arrestohet.
- Nëse ai qëndron në Rusi, nuk do të ishte kurrë kështu. Por do ta kishte të pamundur të largohej nga vendi i tij dhe kjo do të ishte një sinjal i fortë se ka shumë shtete kundër tij – tha ish-prokurori në Hagë.
Comments are closed.