​SBAShK-u vendos për protesta dhe grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka mbajtur kongresin e 8-të, në të cilën janë zgjedhur organet e reja drejtuese, si dhe është marrë vendim që të protestohet më 8 prill, si dhe është paralajmëruar greva në të gjitha institucionet e arsimit dhe ato të kulturës pas datës 20 prill.

Rrahman Jasharaj, i cili është zgjedhur edhe për një mandat në krye të SBASHK-ut, paralajmëroi që me datën 8 prill, një numër i kufizuar do të dalin në protestë.

Ai ka thënë që Qeveria ka hapësira nga data 8 deri më 20 prill, që t’i plotësojë kërkesat e tyre, në të kundërtën do të hyjë në greva.

Jasharaj: Nëse pas protestës nuk do të ketë lëvizje, atëherë institucionet arsimore do të jenë në grevë

“Më 8 prill do të shkojmë në një protestë, besoj me numër të kufizuar për të mos e tepruar me numrin, ngase mund të ketë edhe probleme të tjera…Pas 20 prillit, unë siç po e shoh nuk do të ketë rezultate nga pritjet, atëherë pas 20 prillit do të fillohet me grevë, nuk do të ketë më protesta, po flas me autoritet të plotë vetëm me SBASHK-un. Nëse deri më 20 prill, pas 8 prillit nuk do të ketë asnjë lëvizje pozitive, atëherë sistemi arsimorë që nga çerdhet deri te universitet, por edhe institucionet e Kulturës, do të jenë në grevë, pikërisht për dy kërkesa. Pse nuk po na japin nga 100 euro mbështetje, për shkak të ngritjes së vazhdueshme të çmimeve deri në ligjin e pagave dhe pse nuk jemi të përfshirë në mënyrë aktive dhe të barabartë me Qeverinë në ligjin e pagave. Këtu dy mungesa që po i bënë Qeveria, kam frikë se në prill përveç protestës së 8 prillit edhe greva në tërë sistemin arsimor”, tha ai.

Në kongresin e SBASHK-ut, Jashari mori besimin nga shumica e 121 delegatëve, derisa kundër kandidat kishte Emrush Ahmeti.

Jasharaj falënderoj të gjithë ata që i besuan, duke thënë se nuk kishte plane për prezantim, pasi plani i tij është zëri i delegatëve.

“Unë nuk bëjë planë që t’i prezantoj, zakonisht plani im është zëri juaj”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close