Gjykata e Posaçme la në burg-ish deputetin e PS-së, Alqi Bllako

GJKKO, Gjykata e Posaçme në Tiranë la në burg ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili u arrestua me kërkesë së Prokurorisë së Posaçme SPAK për përfshirje në aferën e inceneratorëve, ndryshe mbeturinëdjegës.

Avokati i zotit Bllako, Sokol Hazizaj tha se klienti i tij vetëm sa ka përcjellë dokumentacionin me Këshillin e Ministrave për inceneratorin e Fierit në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

SPAK-u thotë se zoti Bllako ka falsifikuar dokumentacionin e tokës ku u ndërtua inceneratori dhe ka favorizuar kompaninë fituese në këmbim si mitmarrje të një apartamenti të vlerësuar 140 mijë euro.

Avokati Hazizaj tha pas seancës se nuk provoheshin faktet se klienti i tij Bllako është fajtor, raporton korrespondenti i RTK-së, Denion Ndrenika.

“Tre faktet penale, të identifikuar nga prokuroria përkatësisht shpronësimi, pagën e babait të zotit Bllako janë akte të provuara jo nga Alqi Bllako. Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ai ka përcjellë vetëm dokumentacionin e dalë nga Këshilli i Ministrave”-tha avokati Hazizaj.

Për këtë aferë në burg ndodhet prej disa javësh ish-ministri i Mjedsiti, Lefter Koka.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close