TEC-i i Vlorës shtim kapaciteteve të energjisë

ATSH/ Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, njëherësh edhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave deklaroi sot se investimet private dhe publike e kanë shndërruar Vlorën një nga qytetet më të bukura të Mesdheut.

Nga Vlora, ku është edhe drejtuesi politik i PS-së, Ahmetaj foli për investimet në fushën e hidrokarbureve.

Ai tha se qeveria ka një iniciativë për të hapur rafinerinë me partnerë apo miq të partnerëve strategjikë.

Ahmetaj theksoi se po punohet për të vendosur në punë TEC-in e Vlorës me një konsorcium kompanish amerikane, ç’ka sipas tij, sjell shtim kapaciteti të energjisë.

Zv/kryeministri theksoi se do të kryhet edhe ndërtimi i tubacionit të gazit Fier-Vlorë.

“Kryeministri ka një iniciativë për të parë edhe mundësinë e rafinerisë me disa aktorë ekonomik të fuqishëm botëror, që janë ose miq të aleatëve strategjikë ose vet aleatët tanë strategjikë. Në Vlorë do të kemi edhe termocentralin, një konsorcium kompanish amerikane Exxon Mobil dhe Excelerate Energy, që besoj se veç shtim kapacitetesh do të kemi edhe balancim. Kemi në plan të lidhim me tubacion gazi, Fierin me Vlorën. Dhe platformat lundruese të gazit, që tashmë janë teknologji të çertifikuara, e kthejnë gjirin e Vlorës në një furnizues gazi, qoftë për nevojat e brendshme, qoftë për nevojat e TAP-it. Ka patur shumë kriza, por qarku i Vlorës e ka lënë pas të kaluarën, me investimet private dhe publike, që e kanë bërë një nga qytetet më të bukura të Mesdheut”, deklaroi ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close