“Ari më i vjetër i njerëzimit” gjetur në Bullgari i takon lashtësisë thrako-ilire

“Ari më i vjetër i njerëzimit” është gjetur në nekropolin e Varnës, në Bregun Bullgar të Detit të Zi.

Nekropoli i Varnës (i njohur gjithashtu si Varrezat e Varnës) është një vend i madh varrimi në zonën industriale perëndimore të Varnës. Ai konsiderohet ndërkombëtarisht si një nga vendet kryesore arkeologjike në parahistorinë botërore.

Pikërisht në këtë vend u zbulua thesari më i vjetër i arit të punuar në botë, i cili daton nga viti 4600 deri në 4200 para Krishtit.

Gjithsej 294 varre që datojnë midis 4569-4340 para Krishtit janë zbuluar në Nekropolin e Varnës deri më tani, duke përfshirë tre mijë artefakte ari.

Ndërsa kishte shumë varrime elitare të zbuluara, ishte një në veçanti që u dallua ndër të tjerat – varri 43. Këtu, arkeologët zbuluan eshtrat e një mashkulli me status të lartë, i cili duket se ka qenë një sundimtar/një lloj udhëheqësi .

Në këtë varrim u gjet më shumë ar sesa në të gjithë botën në atë periudhë.

Fillimisht të themi se këto vise të Bullgarisë së sotme ,në lashtësi janë banuar me popullsi proto thrake,ose thrakase.

Kur përmendim Thrakasit,menjëhere na shkon mendja te lidhja e shqiptarëve të sotëm me Thrakën,sepse shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve e Ilirët dhe Thrakasit i takonin të njejtes etni.

Por edhe e dhëna se populli i Azisë së Vogël dhe i rrethinave të Detit të Zi kishte të njëjtën kombësi me popullin e gadishullit Ilirik.

Këtë mund ta vërtetojë nga ana shkencore edhe referimi në autorë antikë ku gjenë të dhëna interesante në lidhje me këtë.

Të gjitha fiset antike që kanë jetuar në ato anë si :Amantët,Myzët,Frigët,Bithynët,Paionët…konsiderohen fise ilire nga autor të antikës si nga gjeografi i madh i kohës ,Straboni dhe të tjerë.

Në enciklopeditë dhe studimet e huaja kur shkruhet për gjuhën thrake, së pari jepen ngjashmëritë  e saj me gjuhën e sotme të shqiptarëve.

Të shtojmë se Dardanët shpesh nga autorët antikë dhe modernë janë quajtur si fis thrako-ilir.

Ky shkrim ,natyrisht që nuk pretendon kompetencën shkencore (në pjesën autoriale të shkrimit) për të spjeguar lidhjet e lashta ,por për dhënë kontributin publicistik për të treguar se ekziston linku i lidhjes Thrako-Ilire ,dhe se lashtësia e këtyre hapësirave i takon trashëgimisë iliro-shqiptare duke përfshirë Thrakasit.

 

Shkruar nga Xhelil Arifi dhe World Beauties and Wonders


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close