ARRSH: Reshje shiu dhe dëbore në disa zona, qarkullimi pa probleme
ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot mbi situatën e rrugëve në akset që janë prekur nga moti i keq me reshje bore.
Sipas ARRSH-së, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në akset Korçë-Ersekë, Dardhë, në Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, në Valbonë.
ARRSH informoi se qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
“Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Comments are closed.