“Dita pa Makina” në Tiranë dhe disa qytete të vendit

ATSH/ “Dita pa makina” ka boshatisur sot nga automjetet rrugët kryesore në të gjitha qytetet e vendit.

Në kuadër të nismës së qeverisë për shpalljen e të dielës së parë të çdo muaji “Ditë pa makina”, strukturat e policisë dhe qeverisjes vendore kanë publikuar edhe hartën e rrugëve në të cilat nuk do të lejohet qarkullimi, si dhe devijimet përkatëse të trafikut.

Në kryeqytet janë marrë masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve për ditën e sotme në disa rrugë të qytetit, ku kufizimi i qarkullimit do të nisë nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Akset ku nuk lejohet qarkullimi janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”; segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë qarkullimi i automjeteve të shërbimit publik, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të jetë i mundur përgjatë gjithë kohës në këto segmente. Për të gjitha automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Bulevardi “Zhan D’Ark”, Bulevardi “Bajram Curri” dhe rruga “George.W.Bush”. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

Nismës “Dita pa Makina”, pas Tiranës, i janë bashkuar edhe bashkitë e tjera në të gjithë vendin, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të shmangur të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre.

Konkretisht “Dita pa makina” po aplikohet në Durrës, Vlorë, Fier, Berat, Lezhë, Elbasan, Korçë, Dibër, Lushnjë.

Përveç planit për kursimin e naftës, “Dita pa Makina” synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close