Edicioni i 18-të i “Marie Kraja” në Teatrin e Rilindur Kombëtar të Operas dhe Baletit

ATSH/ 15 konkurrentë, nga katër kontinente të ndryshme garuan në Tiranë, në edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”, që u zhvillua nga 28-30 mars.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga shpallja e çmimeve të këtij festivali, i cili u zhvillua në Teatrin e Rilindur Kombëtar të Operas dhe Baletit.

“Mirëmëngjes dhe me atmosferën që Edicioni XVIII të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”, krijoi në Teatrin e Rilindur Kombëtar të Operas dhe Baletit, ju uroj një të diel të paqme”, tha Rama.

Sopranoja shqiptaro-gjermane Carolina Lopez Moreno u shpall fituese e çmimit të parë të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”, që u zhvillua në Teatrin e Operës dhe Baletit nga 28-30 mars.

Juria e përbërë nga drejtorët e përgjithshëm të disa teatrove europiane, kryesuar nga Presidentja e Opera Europa, Anna Maria Meo, vlerësoi me çmime 4 konkurrentë mes 15 konkurrentëve pjesëmarrës.

Me çmimin e dytë u vlerësua baritoni Samueol Park, nga Koreja e Jugut, me çmimin e tretë sopranoja Yulia Merkudinova nga Ukraina, e cila fitoi edhe çmimin e këngës.

Çmimi i parë ju dorëzua në skenë sopranos fituese nga kryetari i bashkisë së Tiranës.
Festivali që i ka dedikuar një moment të veçantë ngjarjeve në Ukrainë, i dha çmimin e tretë sopranos Yulia Merkudinova, e cila ishte po ashtu e përzgjedhura e orkestrës së Teatrit të Operës dhe Baletit për çmimin e orkestrës.

Krahas interpretimit të arieve të njohura ndërkombëtare e shqiptare nën drejtimin e dirigjentit Martin Andre, nuk munguan as notat e spektaklit dhe baletit.

Në edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”, morën pjesë 15 konkurrentë, nga katër kontinente.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close