SERBI – Fillojnë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale
ATSH-DPA/ – Serbët iu drejtuan sot kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.
Favoriti kryesor për president është presidenti aktual Aleksandar Vuçiç, i cili po kërkon një mandat të dytë radhazi në detyrë.
Nacionalisti ka qenë në krye të politikës serbe në funksione të ndryshme që nga viti 2012.
Parlamenti i dominuar nga Partia e tij Progresive Serbe (SNS) sapo u zgjodh në vitin 2020.
Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.
Rezultatet priten në orët e vona të mbrëmjes.
”Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) do të monitorojë zgjedhjet e së dielës në Serbi nëpërmjet 265 vëzhguesve nga 41 shtete anëtare”, sipas TANJUG-ut.
Comments are closed.