Moska shuan shpresat për një takim të afërt të nivelit të lartë me Ukrainën

ATSH-DPA/ – Rusia ka zbehur shpresat se Ukraina do të mbajë së shpejti një takim të nivelit të lartë midis presidentëve Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelneknsky për t’i dhënë fund luftës.

”Ka ende shumë për të bërë”, tha negociatori rus Vladimir Medinsky për agjencinë ruse të lajmeve, Interfax.

”Fatkeqësisht nuk e ndaj optimizmin e Arakhamias”, theksoi ai, në një referencë për kryenegociatorin e Ukrainës, David Arakhamia, i cili kishte folur në televizionin ukrainas për një takim të mundshëm së shpejti mes dy liderëve.

”Draftet e dokumenteve përkatëse kanë përparuar tashmë deri në pikën ku bisedimet e drejtpërdrejta midis dy krerëve të shteteve janë të mundshme”, tha Arakhamia, duke shtuar se Ukraina gjithashtu kishte bërë lëshime.

Nga ana tjetër, kryenegociatori rus, Medinsky, theksoi se qëndrimi i Rusisë për Krimenë dhe Donbasin ishte “i pandryshuar”.

Moska po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO dhe të njohë rajonet separatiste lindore të Ukrainës në Donbas si shtete të pavarura dhe gadishullin e Krimesë të Detit të Zi, të aneksuar në vitin 2014, si pjesë e Rusisë.

Lufta vazhdon prej më shumë se pesë javësh.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close