Kosova eksportoi drejt vendeve tё CEFTA në vlerë 71.6 milionë euro
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se vendet e CEFTA-s dhe vendet e BE-së përfaqësojnë partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës për eksporte, me pjesëmarrje prej 34.3 përkatësisht 28.5 përqind të gjithsej eksporteve nё TM4 2021.
“Eksportet drejt vendeve tё CEFTA-s vetёm nё TM4 2021 ishin 71.6 milionë euro, një rritje prej 16.4 pёrqind, ndërsa eksporti i mallrave nё vendet e BE-së ishte 59.4 milionë euro apo 27.1 pёrqind mё shumё krahasuar me TM4 2020. Eksportet drejt SHBA-sё kanë vazhduar të karakterizohen me një trend të lartë rritës. Nё TM4 2021, niveli i eksportit të mallrave drejt SHBA-së ishte 45.9 milionë euro (10.6 milionë euro në TM4 2020), duke bërë që pjesëmarrja e SHBA-ve nё gjithsej eksportin e mallrave të arrij në 22.0 pёrqind nga vetëm 7.4 pёrqind nё TM4 2020”, thuhet në raportin e BQK-së, raporton RTKlive.
Sipas BQK-së, vlera e importit të mallrave gjatё TM4 2021 ishte 1.2 miliardё euro, që paraqet rritje prej 36.3 përqind.
“Pothuajse tё gjitha kategoritё e importit kanё shёnuar rritje, ndёrkohё qё rritjen mё tё lartё e ka shёnuar importi i produkteve minerale, pastaj metalet bazё, makineritë dhe pajisjet elektrike, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, etj”, thuhet në raportin e BQK-së për vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.
Comments are closed.