Mustafa:Serbia po vazhdon shkeljen e të drejtave të njeriut në Luginë

Serbia edhe në këtë kohë po vazhdon me politikat hegjemoniste karshi shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke bërë edhe pasivizimin e adresave për banorët shqiptarë.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka deklaruar se për Luginën e Preshevës e vetmja zgjidhje për ta është pjesëmarrja në zgjedhjet e Republikës së Kosovës.

“Serbia ka bërë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut për shqiptarët në Luginë, Serbia po shpërngul shqiptarët në mënyrën më të moderuar, pra po i pasivizon adresat dhe kjo është shkelje e ligjeve, sot në Luginë papunësia është mbi 70 %”, tha ai në emisionin “Aktual”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij PDSH-ja ka bojkotuar zgjedhjet për shumë arsye, por nuk kanë bërë ftesë as të dalin dhe as mos ta dalin në zgjedhjet të 3 prillit 2022 në Serbi, kur sipas rezultateve preliminare shqiptarët kanë fituar vetëm një mandat deputeti në Kuvendin e Serbisë.

Mustafa, ka kërkuar mbështetje për qytetarët e Luginës së Preshevës. “Ne kërkojmë qeveria e Kosovës, të mundësojë të gjithëve nënshtetësi të Kosovës, pasi që ata këtu janë duke jetuar për shumë vite”, deklaroi ai.

Sipas tij qytetarët e Luginës së Preshevës janë krenar me nështetësinë e Kosovës.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close