Gjermania përfshihet nga rritja më e fortë e çmimeve të ushqimeve që nga ribashkimi i saj

ATSH/- Gjermania është përfshirë nga një rritje e paprecedentë e çmimeve të ushqimeve si pasojë e krizës së prodhimit dhe furnizimit që ka shkaktuar lufta në Ukrainë, shkruan faqja e intenetit zerohedge.com.

Mediat gjermane po raportojnë mbi një rritje të madhe të çmimeve të ushqimeve bazë. Kështu, raportohet se kastravecat janë rritur në treg me 30.3 % ndërsa vaji i lulediellit me 28.9 %.

Po ashtu edhe disa ushqime bazë si domatja (+ 27%), mielli i thekrës (+22.5 %) dhe frutat e thata (+ 20.5%). RRitje kanë pësuar edhe gjalpi +(20.4) dhe margarina (+17.6 %), vezët (+ 16.3 %), sallata jeshile (+17.1%) dhe perimet e konservuara (+18.7%).

Në shkurt, kostoja e jetesës së Gjermanisë arriti në nivelin më të lartë që nga ribashkimi, me një rritje mesatare të mallrave të përditshme prej 7.3%, sipas Agjencisë Federale të Statistikave (Destatis).

Rritja e çmimeve reflekton ndikimin e pushtimit rus të Ukrainës, i cili bëri që çmimet e naftës dhe gazit të rriten.

Sipas një sondazhi të publikuar së fundmi nga Instituti Ifo, pothuajse të gjitha kompanitë në sektorin e shitjes me pakicë të ushqimeve në Gjermani po planifikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve.

Ndërsa rritja e çmimeve është një shqetësim për konsumatorët gjermanë të goditur rëndë, ekspertët e industrisë nuk presin që së shpejti të ketë mungesë të produkteve në rafte, pasi kur çmimet rriten aq lart jo të gjithë mund të përballojnë blerjen e produkteve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close