DOKUMENT SI U KONFISKUAN TOKAT E SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË NGA SHTETI GREK

Këtu poshtë po japim një dokument që Vakëfet në Çamëri ishin konfiskuar nga Grekët dhe se banorët e kësaj treve ishin me origjinë shqiptare.
Myslimani Hasan Abdulla Hasani lindur në Paramithi, i regjistruar në Regjistrat Themeltar të meshkujve të Komunës tonë, me numër rendor 263 dhe vit lindjeje 1876, regjistruar në të gjatë vitit 1914, kur u krijuan Regjistrat Themeltar, kur u dha shtetësia në bazë të Traktatit të Athinës, është nënshtetas Grekë, i fesë myslimane, origjinës (prejardhjes) shqiptare dhe jo i përfshirë në këmbimin e popullatës dhe banor i përhershëm i Paramithisë qysh nga viti 1912 e këtej.
————————————————————————–
DOKUMENT
NR. 342
REPUBLIKA GREKE
Kryetari i komunës së Paramithisë i prefekturës së Janinës, duke pasur parasysh pasojat e ligjit “Mbi dëshmnë e rreme apo jo të saktë”,
Vërtetojnë se:
Myslimani Sali Hafuzi Muhedini, lindur dhe banues në Paramithi, është regjistruar në regjistrin Themeltar të Meshkujve të Komunës tonë me numër rendor 297 dhe vitlindje 1878, i regjistruar në të, gjatë vitit 1914, kur u krijuan Regjistrat Themeltarë me anë të dhëniies së shtetësisë dhe në bazë të Traktatit të Athinës, është shtetas grek dhe se ai nuk u largua kurrë jashtë shtetit në Turqi, Shqipëri e gjetiu, është i fesë myslimane, i origjinës (kombësisë) shqiptare, as nuk zgjodhi shtetësi të huaj, turke apo shqiptare.
Dokumenti i mëspipërm lëshohet jo i plotë sipas nenit nr. 31 të Kodit Agrar me qëllim që t’i shërbejë për marrjen e letrave me vlerë për pjesën e pasurisë së tij të shpronësuar nga Çifligu Livadhor.
Paramithi më 4 mars 1935
Myftiu i Paramithisë (Hasan Avdulla), Kryetari Komunës (Anastas Haliqas)
Vërtetohet
Prefekti i Janinës
(Emër i palexueshëm)
————————————————————————-
Myslimani Hasan Abdulla Hasani lindur në Paramithi, i regjistruar në Regjistrat Themeltar të meshkujve të Komunës tonë, me numër rendor 263 dhe vit lindjeje 1876, regjistruar në të gjatë vitit 1914, kur u krijuan Regjistrat Themeltar, kur u dha shtetësia në bazë të Traktatit të Athinës, është nënshtetas Grekë, i fesë myslimane, origjinës (prejardhjes) shqiptare dhe jo I përfshirë në këmbimin e popullatës dhe banor i përhershëm i Paramithisë qysh nga viti 1912 e këtej.
I lartëpërmenduri është Myftiu i Paramithisë dhe në bazë të ligjit 2345 Administruesi i pronave Vakëfeve të Rrethit të Paramithisë.
Ky dokument lëshohet jo i plotë në bazë të Nenit 131 të Kodit Agrar me qëllim që ta përdorë për marrjen e dëmshpërblimit nga Pronat e Xhamive të Shenjta, të shpronësuara si cifliqe. I njëjti vërtetim është lëshuar për Kryetarin Sali Hafuzi (Muhedini) gjithashtu Edhe për banorë të tjerë shqipëtarë cam, por tek Myftiu janë shënuar vakëfet e konfiskuara.
Vakëfet
1) Agora (Lugati)
2) Zervehori (Dragoni)
3) Rahliu (Ciflia)
4) Qira Panaja
5) Vëlani
6) Kardhiqi
7) Stanovo
8 ) Miminë
9) Njihori
10) Prodhromi
Të gjitha këto vakëfe sot figurojnë të tjetërsuara, por unë jam i detyruar t’i përmend, në bazë të dokumentit që veç të tjerave tregon edhe autoktoninë e banorëve shqiptarë të Çamërisë. Autoktoninë e tregon dhe dokumenti i Sali Hafuzit dhe dokumenti i Namik Merxhushit.
___________________
Burimi:
Nexhat Merxhushi, “UNESCO të ruajë trashëgiminë kulturore të Çamërisë”, 27.al, 19.4.2018.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close