Zelensky: Trupat ruse vrasës dhe dhunues të civilëve të pafajshëm

ATSH-ANSA/- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i quajti trupat ruse “vrasës, torturues, përdhunues, grabitës” pasi dhjetëra trupa u gjetën pranë Kievit, duke shkaktuar zemërim global dhe shtytje për sanksione më të ashpra ndaj Moskës zyrtare.

Autoritetet lokale sipas mediave u detyruan të hapnin varre masive për të varrosur të vdekurit që u grumbulluan nëpër rrugë, duke përfshirë disa të gjetur me duart e lidhura pas shpine, në skena që shkaktuan valë tronditëse në kryeqytetet ndërkombëtare më shumë se një muaj pas pushtimit të Rusisë.

Pavarësisht mohimeve ruse të përgjegjësisë, udhëheqësit perëndimorë, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara dënuan njëzëri tmerrin ndaj raportimeve për vrasjet e civilëve në Bucha, në veriperëndim të Kievit.

Zelensky ishte i pamëshirshëm në video-mesazhin e tij të natës, duke paralajmëruar se “e keqja e përqendruar ka ardhur në tokën tonë”.

Ai i përshkroi trupat ruse si “vrasës, torturues, përdhunues, grabitës, dhe që meritojnë vdekjen vetëm pas asaj që bënë me njerëzit e pafajshëm”.

“Unë dua që çdo nënë e çdo ushtari rus të shohë trupat e njerëzve të vrarë në Bucha, në Irpin, në Hostomel”, shtoi Zelensky.

Kryebashkiaku i Buçës, Anatoli Fedoruk, deklaroi se ‘’280 trupa u vendosën në varre masive sepse ishte e pamundur t’i varroseshin në varreza të zakonshme’’.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close