Menaxhmenti i RTK-së liron nga detyra u.d. kryeredaktorin, Enver Bajrami

Menaxhmenti i RTK-së, në mbledhjen e sotme, më datë 04.04.2022 ka miratuar kërkesën e z. Enver Bajrami, të parashtruar më 02.04.2022, për lirimin nga përgjegjësia e të autorizuarit për pozitën e kryeredaktorit në RTK3.

Në kërkesën e tij, z. Bajrami ka pranuar përgjegjësinë profesionale dhe morale pas publikimit të një lajmi të paverifikuar në edicionet e lajmeve, më datën 1 prill.

Menaxhmenti i RTK-së vlerëson punën dhe angazhimin e deritashëm të z. Bajrami ashtu sikurse reflektimin e tij profesional sa i përket këtij lëshimi editorial.

RTK-ja mbetet e përkushtuar për vendosjen e një standardi  të ri të përgjegjësisë dhe llogaridhënies me qëllim të ngritjes së imazhit si Transmetues Publik.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close