Champions League rikthehet sonte me dy përballje të zjarrta

Liga më e madh në Evropë, Champions League, rikthehet sonte me dy ndeshjet e para të çerekfinaleve.

Gara më prestigjioze në Kontinentin e Vjetër, tashmë ka hyrë në fazën më dramatike dhe se çdo sfidë është tejet e rëndësishme, shkruan RTKLive.com.

Manchester City-Atletico Madrid

Kryendeshja e sontme në këtë rreth të garave, luhet në ‘Etihad Stadium’, ku Manchester City i bën ‘konak’ Atletico Madridit.

Ky duel parashikohet të sjellë sfidë të zjarrtë pasi që të dy skuadrat janë në formë të mirë, dhe se synimi i të dy ekipeve është që kësaj garë t’i shkohet deri në fund.

Djemtë e Pep Guardiolës do të hynë në këtë duel me ambicie që të arrijnë rezultat pozitiv për ndeshjen e kthimit, edhe pse nuk do ta kenë aspak lehtë, sepse skuadra e Diego Siemones jo rrallëherë dinë të mposhtin edhe ekipet e mëdha siç janë ‘Qytetarët’.

Benfica-Liverpool

Benfica-Liverpool është një tjetër ndeshje që luhet sonte, përballje kjo që gjithsesi pritet të sjellë sfidë dramatike. Skuadra portugeze në shtëpinë e tyre janë të papërshtatshëm, dhe më të gjitha forcat në këtë duel do të kërkojnë rezultat të favorshëm për duelin e kthimit do të luhet në ‘Anfield’.

Ndryshe, skuadra e Jurgen Klopp është në top-formë dhe se në Portugali ka udhëtuar me ambicie që të marrë rezultat pozitive në mënyrën që sfidën e kthimit ta presë me relaksuese.

Sonte takohen:

Benfica-Liverpool

Manchester City-Atletico Madrid

Të dy ndeshjet nisin në orën 21:00.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close