Arrestohet i dyshuari për mashtrim, ishte në kërkim nga viti i kaluar

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për mashtrim, i cili ishte në kërkim nga viti i kaluar.

Policia e Kosovës njofton se më datën 04.04.2022, pas një pune hetimore dhe operative dhe pranimit të informatës se i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte në kërkim, gjendet në një lokal në Prishtinë, Njësia për Hetime Rajonale në Prishtinë, në bashkëpunim me  Njësinë ‘FAST ILECU’, ka bërë arrestimin e të dyshuarit. M.K.( 1986) për veprën penale “Mashtrim”.

“Më datën 17.06.2021, në NJHP në Prishtinë është raportuar rasti ‘Mashtrim’, ku i dyshuari  me inicialet M.K., me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme për vete apo personat e tjerë, përmes mjeteve të informimit, portaleve dhe rrjeteve sociale, ka kërkuar mjete financiare nga qytetarët për shërim. Ai pas kërkesës që ka bërë, ka pranuar mjete financiare në llogarinë e tij bankare. Me këtë rast Policia, pas një pune hetimore ka konstatuar se i dyshuari kërkesën në fjalë e ka bërë rrejshëm dhe menjëherë i ka njoftuar qytetarët për veprën e kundërligjshme. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit  personin në fjalë,  e ka shpallur në kërkim policor. Pas verifikimit në sistemin e të dhënave rezulton se i dyshuari ka dy  urdhër arreste aktive dhe në koordinim me prokurorin i dyshuari dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close