Kurti: Masakra e Rezallës, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

Sot mbushen 23 vjet nga masakra në Rezallë të Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Kryeministri Albin Kurti i cili sot bëri homazhe në Rezallë, tha se Masakra e Rezallës është dëshmi e gjenocidit të Serbisë që ka kryer në Kosovë.

Ai ka kërkuar nga drejtësia vendore edhe ajo ndërkombëtare që me ngulm të veprojnë në mënyrë që përgjegjësit të gjykohen e dënohen për këto krime.

“98 burra dhe djem u grumbulluan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe. Kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Para disa muajve u patën riva varrosur këtu 9 kufoma të 9 martirëve. Pas ekzekutimit kufomat u patën dërguar në serbi. Pra me ekzekutim mizor ua vodhën jetën e pastaj edhe kufomat. Gjenocidi i Serbisë njihet botërisht andaj edhe drejtësia vendore edhe ajo ndërkombëtare duhet me ngulm të veprojnë në mënyrë që përgjegjësit të gjykohen e dënohen. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, tha Kurti.

Kurti ishte i shoqëruar me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e FSK-së, Bekim Jasharin.

Ndryshe një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga masakra në Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close