Vokshi: Mesazhi i 6 marsit ishte bashkimi

ATSH – Kryetarja e LDGSH Albana Vokshi zhvilloi sot takim me drejtueset e degëve të LDGSH-së të qarqeve Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Kryetarja e LDGSH, Vokshi në takimin e zhvilluar ne selinë e PD, diskutoi në lidhje me situatën në Partinë Demokratike, rolin e grave dhe Lidhjes Demokratike të Gruas në procesin e riorganizimit të PD dhe aksionin opozitar.

Vokshi tha se Partia Demokratike ka kaluar një periudhë të vështirë pas vendimeve autoritare, përçarëse dhe antidemokratike të ish-lidershipit të PD-së.

“Pavarësisht sulmeve të paprecedenta edhe ndaj LDGSH, me qëllim kontrollin e plotë të strukturave të saj, gratë ja dolën me dinjitet të ishin të bashkuara. Falënderim për mbështetjen e çdo zonje që i rezistoi presioneve të shumta e të gjithanshme e iu bashkua lëvizjes së Foltores së Berishës dhe Komisionit të rithemelimit. Mirënjohje për punën me përkushtim të të gjitha grave e vajzave për mbështetjen e fushatës së kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë” në zgjedhjet e 6 marsit”, tha Vokshi.

Mesazhi i 6 marsit, tha zonja Vokshi, ishte bashkimi ndaj edhe gratë, theksoi ajo, duhet të japin kontributin e tyre në këtë drejtim duke shtrirë dorën e bashkëpunimit.

“Gratë kanë rol të madh në strukturat e PD ndaj është e nevojshme të angazhohen e të zgjidhen më shumë gra e vajza në strukturat drejtuese në çdo nivel. Është detyrë e secilës prej nesh të anëtarësojmë e të mbështesim sa më shumë gra të tjera, për një PD më të fortë, më zë bashkuar e më zë hapur”, tha kryetarja e LDGSH-së, Albana Vokshi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close