Dy broshura turistike për muzeun e Butrintit dhe Portat Monumentale
ATSH/ Qyteti antik i Butrintit, 20 km larg Sarandës, është një ndër destinacionet e preferuara të turistëve vendas dhe të huaj.
Për të ofruar një guidë të mirëfilltë të qytetit antik, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Parku Kombëtar u Butrintit në kuadër të projektit Mo.Na kanë sjellë edhe dy broshura të tjera informuese për vizitorët.
Këto broshura turistike pasqyrojnë më shumë informacion mbi muzeun e Butrintit dhe Portat Monumentale.
Butrinti sot është një kompleks arkitektonik me 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit. Rëndësia historike e Butrintit është e jashtëzakonshme dhe të jesh në gjendje që të ecësh është një privilegj: statuja me gurë të bardhë nga epoka e August Oktavianit, Agripas, Antiohs, Serapisit, Livia Drusilas ngriheshin dikur këtu, si dhe vendi i lindjes së shumë qytetarëve të shquar në kohë të ndryshme apo gjeneralëve romakë gjatë epokës së ndritur të perandorisë kur qyteti quhej “Colonia Augusta Buthrotum” (Kolonia Augustiane Butrinti).
Comments are closed.