Skandal diplomatik i Ministreshës Gervalla

Shkruan Fahri xharra

Skandalet e vazhdueshme të ministreshës Gërvalla tregojnë që kjo grua nuk është e aftë të mbajë këtë post dhe duhet që kjo të  jep dorëheqje.

Nga ky lajm i fshehur që nga Marsi i këtij viti, tregon që kjo punon kundër interesave poltike të Kosovës.

Ministresha qenka takuar me homologun e saj të Palestinës; asgjë e keqe, por: “Siç thuhet në njoftimin për media, gjatë takimit Gërvalla shprehu dëshirën e Kosovës për të forcuar marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shtetit të Palestinës, përcjell Demokracia.com.”

Ç’ po tē duhet Palestina, dhe çfarë mrrëdhenjesh na duhen me Palestinën që ky shtet i pa shtet nuk e ka fuqinë e një  zogu?

Ministresha e ka degjuar me vëmendje se çka ai ministër i ka treguar :” ministri Al-Maliki i tha Gërvallës se Shteti i Palestinës gëzon një marrëdhënie të veçantë me Serbinë.. ”

Në kete rast  ajo është dashur  që në shenjë proteste të ngritet dhë nderprenë takimin, por ajo më vëmendje e ka vazhduar ta dëgjojë :” duke shtuar se mundësia e shqyrtimit të ndërtimit të çfarëdo marrëdhënie dypalëshe me Kosovën kushtëzohet me transferimin e Ambasadës së Kosovës nga Jerusalemi në Tel Aviv. ”

Jo,oj ministreshë jo. Mos luaj me zjarr.

Kjo prapë ka dëgjuar :“Pasi prania e ambasadës në Jerusalem është një qëndrim që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit”, thuhet mes tjerash në njoftim, përcjell Demokracia.com.”

More, e dinë shqiptarë se ç’ është dipllomacia?

“Ministri Al-Maliki “ia paska theksuar ” se kjo shkelje nuk do t’i sjellë dobi Kosovës në gjetjen e rrugës drejt arritjes së njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimit në bashkësinë ndërkombëtare.”

Çka më tutje Zonja Ģërvalla?

Pse nuk e publikove lajmin e takimit tënd me nje perfaqsues të një shteti që të urdheron haptas për diçka që atyre iu duhet.

Mendon qeveria Kurti që me tërheqjen e Ambasadës do të ruaj stabilitetin e Kosovës?

E di ministresha rolin e Izraelit në botë? E di ministresha se kush e çliroi Kosovën?

E di ministresha se në çfarë dërrasa të kalbura është duke shkelur?

E di qeveria Kurti se pse erdhi në pushtet? Nëse jo , ne i tregojmë.

I lutem Albin Kurtit që mos të perdhosë besimin e popullit.

Shikoni,  Kosovës po i vjen një erë e keqe, kohēve të fundit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close