Kelmendi: Padia ndaj Serbisë për gjenocid merr kohë, shkak ndjeshmëria

Me të marrë mandatin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte zotuar se Qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid. Ai kishte deklaruar se ngritja e kësaj padie, është një nga çështjet që pritet të realizohet në kuadër të programit qeverisës.

Mirëpo, edhe pse ka kaluar një vit që nga dhënia e këtij premtimi, ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Njohësit e kësaj fushe thonë se kjo është e pamundur për shkak se Kosova nuk është anëtare Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Me të marrë detyrën e kryeministrit, Albin Kurti, është zotuar se Qeveria e tij do të ngre padi për gjenocid ndaj Serbisë. Por, ka kaluar një vit edhe ende nuk është ndërmarr asnjë veprim konkret. Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka thënë për Radio Kosovën se Kosova nuk ka mundësi të ngre një padi të tillë, por edhe nëse bëhet një e tillë, atëherë shtetit del jo serioz.

“Nuk ka legjitimitet procedural për parashtrimin e një padie, dhe për këtë arsye nëse një padi eventuale e kësaj natyre do të shkonte në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, atëherë Kosova do të dilte një shtet jo serioz. Dhe nëse tentohet të veprohet në këtë mënyrë, përveç që Kosova del një shtet jo serioz dhe jo profesional, kjo është një fatkeqësi edhe për gjithë familjarët e viktimave të krimeve të luftës, për shkak se luhet me ndjenjat e tyre”, ka thënë Shala për Radio Kosovën.

Edhe drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, ka thënë se është jo serioze që po flitet për mundësinë e ngritjes së një padie për gjenocid përderisa ende nuk kanë filluar hulumtimet. Ai madje tha se për të dokumentuar gjenocidin, duhet një hetim i gjatë.

“Në fakt, është pak joserioze, sepse po përmendet në publik ndërsa ne nuk kemi të dhënë se ka filluar një hetim i tillë e sidomos duke pasur parasysh se për të dokumentuar gjenocidin duhet një hetim jashtëzakonisht gjithëpërfshirës edhe i cili mund të zgjasë, gjithashtu këtë duhet ta bëjë ekipi i ekspertëve e unë besoj që ekspertizë për këtë çështje mund gjejnë vetëm jashtë vendit”, ka deklaruar Blakaj.

Radio Kosova ka kontaktuar edhe me zyrtarë të qeverisë për të kuptuar se a kanë filluar me mbledhjen e fakteve për ngritjen e padisë.

Zëdhënësja e qeverisë, Rozafa Kelmendi, ka thënë se ky proces merr kohë për shkak të ndjeshmërisë.

“Muajt e fundit jemi marrë me çështje të juridiksionit dhe me analizave të brendshme dhe të jashtme nga ekspertët që janë të angazhuar në këtë proces. E po ashtu jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet dhe akterët që angazhohen për kërkimin e drejtësisë për krimet e luftës”, deklaroi Kelmendi për Radio Kosovën.

Kryeministri Albin Kurti nuk është i vetmi që është zotuar për padi ndaj Serbisë. Edhe ish kryeministri Hashim Thaçi në vitin 2015 pati premtuar se do të ngre një padi për gjenocid ndaj qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë por edhe ky ka mbetur vetëm zotim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close