Balla: Shqipëria mbështet tërësisht anëtarësimin e Kosovës në NATO

ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi sot se “Shqipëria mbështet tërësisht anëtarësimin e Kosovës në NATO”.

Në një konferencë për shtyp në Kryesinë e Kuvendit pas takimit me delegacionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Balla tha se “kemi nisur një fazë të re bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës. Jemi takuar me dy prej grupeve parlamentare, ky është grupi i tretë. Vizita e grupit parlamentar të AAK-së është me rëndësi të veçantë për shkak të peshës të rëndësishme që luan ky grup dhe AAK në politikën e Kosovës. Dua të them dy gjëra që janë tejet të rëndësishme nga takimi që kemi pasur me delegacionin, e para ka të bëjë me procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Shqipëria mbështet tërësisht integrimin e Kosovës në NATO duke e konsideruar një çështje të rëndësisë strategjike dhe në kontekstin e ri gjeopolitik të krijuar”.

Balla u shpreh se “çështja e dytë është ajo e linjës hekurudhore mes Durrësit dhe Prishtinës. Po bëhet studimi i fizibilitetit. Sa më pranë dhe sa më i fortë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, aq më mirë bëjmë edhe ne detyrën tonë në funksionet respektive”.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se “gjatë takimit diskutuam për nisma legjislative mes dy kuvendeve, si dhe bashkëpunimin mes dy vendeve”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close