Shqiptarët e Luginës duhet të dalin në protesta masive paqësore për të drejtat e tyre të mohuara

Shqiptarët e Luginës duhet t’i lënë objektet fetare e të dalin çdo ditë e t’i mbushin udhët e qyteteve të tyre duke protestuar në mënyrë paqësore për të drejtat e tyre që nuk i realizuan kurrë!

Çdo protestë e tyre për të drejtat kombëtare ,patjetër do të jehojë në veshët e Bashkësisë ndërkombëtare perëndimore .Kjo do të ndikonte edhe në aktivizimin e faktorit politik në shtetin amë, i cili jo se po merret aktivisht me ndërkombtarizimin e problemeve që kanë shqiptarët nën Serbi.

Kjo do të ndikonte edhe në sjelljen e Beogradit zyrtar i cili përballë Bashkimit Europian dhe ShBA-së nuk do të mund të shtirej se s’po ndodhë asgjë.Kohët kanë ndryshuar dhe shqiptarët nuk mund të persekutohen për shkakun se po protestojnë për të drejtat e tyre.Protesten si të drejtë ua garanton edhe kushtetuta.

Përndryshe ankesat sporadike për diskriminimin do zë arrijnë deri te veshët e shurdhër politik,dhe do të mjaftohemi me reagime të dashamirëve që harrohen për tri ditë.
Serbisë e cila po i vardiset Europës nën petkun demokratik nuk do t’i konvenonin protestat e motivuara për të drejta etnike ,gjë e cila do ta sillte Vuçiqin në Preshevë.
Aty shqiptarët do të duhej t’ia tregonin në sy synimet e tyre,para kamerave dhe opinionit me guxim e pa frikë .Kjo do ta demaskonte edhe ma tutje fytyren e vërtetë të regjimit të Vuçiqit dhe klikës së tij.

Jo pse e duan shqiptarët Vuçiqin as se Vuçiqi i do shqiptarët,por ai duhet ta tregojë të vërtetën se pse shqiptarët janë lënë jashtë çdo agjende shtetrore.

nga Xhelil Arifi

 

 

 

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close