11 kompani shqiptare në panairin më të madh bujqësor në Gjermani

ATSH/ Në Berlin është zhvilluar panairi më i madh i marketimit të produkteve bujqësore në Europë, në të cilin marrin pjesë 135 shtete, ku edhe Shqipëria është përfaqësuar me 11 nga kompanitë më të mëdha të prodhimit dhe përpunimit bujqësor.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka vizituar pavijonin e Shqipërisë ku ishin të ekspozuara disa nga produktet kryesore të prodhimit të vendit tonë.

“Janë 11 kompani shqiptare të cilat në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe mbështetjen e GIZ janë përfaqësuar denjësisht sot në këtë panair, më të madhin në Europë për marketimin e produkteve bujqësore. Shqipëria tashmë synon të eksportojë në tregjet më të sofistikuara të Europës. Ne i kemi vënë vetes një qëllim, që eksportet bujqësore të arrijnë shifrën 1 miliard dollarë. Jemi në gjysmë të kësaj rruge, por falë punës së prodhuesve tanë të dedikuar i kemi të gjitha premisat për ta arritur qëllimin tonë”, u shpreh ministrja Krifca,

Ministrja e Bujqësisë ka marrë gjithashtu pjesë edhe në ministerialin e organizuar nga ministri gjerman i Bujqësisë dhe Ushqimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi kishte për qëllim një dialog të hapur për politikat rurale, ku u diskutua për tregtinë e lirë dhe hapjen e tregjeve ushqimore në situatën aktuale.

Ministrja Krifca shprehu kënaqësinë për mbështetjen e Gjermanisë drejt rrugës së një bujqësie të integruar në Bashkimin Europian.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close