Ministri Çuçi: Shtetësi shqiptare të huajve me kontribut në arsim dhe shkencë

ATSH –  Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi deklaroi sot se në mbledhjen e qeverisë u miratua vendimi për dhënien e shtetësisë shqiptare, shtetasve të huaj që kanë kontribute të spikatura në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit.

Çuçi sqaroi se “ky është një vendim që vjen si plotësim i një neni në ligjin e ri për shtetësinë që kemi miratuar”.

“E hap këtë të drejtë dhe përcakton të gjitha procedurat, kriteret dhe afatet e institucioneve shtetërore që janë të përfshira në këtë proces për dhënien sa më shpejt të shtetësisë shqiptare pikërisht për këta persona me cilësi të spikatura”, tha ai.

Çuçi shtoi se “me këtë vendim përveç se ne i trajtojmë në mënyrë të veçantë personalitetet e arsimit dhe shkencës, bëjmë të mundur përthithjen e talenteve të reja apo rekordmenëve, që nëpërmjet përfitimit të shtetësisë shqiptare të përfaqësojnë shtetin shqiptar në kompeticione ndërkombëtare”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close