Gjermania nis një operacion masiv kundër grupeve neonaziste

ATSH – Policia gjermane sot herët në mëngjes ka kryer bastisje të koordinuara kundër grupeve neonaziste në shumë qytete.

Qindra policë kontrolluan dhjetëra ndërtesa në 11 shtete federale, duke synuar anëtarë të dyshuar të grupeve neonaziste Combat 18, Atomwaffen Division, Knockout 51 dhe Sonderkommando 1418, raportoi transmetuesi publik ARD.

Një ushtar aktiv ishte në mesin e 50 të dyshuarve të identifikuar nga autoritetet, ndërsa katër prej tyre u arrestuan gjatë bastisjeve, sipas revistës Der Spiegel.

Operacioni erdhi pasi qeveria e re e Gjermanisë njoftoi një plan veprimi muajin e kaluar për të luftuar racizmin dhe ekstremizmin e krahut të djathtë.

Autoritetet po përballeshin me kritika, veçanërisht nga organizatat e të drejtave të njeriut, për nënvlerësimin e kërcënimit të ekstremit të djathtë në Gjermani dhe për mos hetimin serioz të krimeve të kryera nga ekstremistët e krahut të djathtë.

Terrori i ekstremit të djathtë ka marrë jetën e të paktën 218 njerëzve në vend që nga viti 1989, sipas OJQ-së gjermane Amadeu Antonio Foundation.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close